Një përqafim gjatë natës mund të bëjë mrekulli për lidhjen tuaj

Life style

Një përqafim gjatë natës mund të bëjë mrekulli për lidhjen tuaj

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Megjithëse përqafimi mund t’ju duket gjë e thjeshtë, faktikisht mund ta parandalojë lidhjen të bëhet lëmsh e madje edhe të ndaheni.

Përqafimi e rritë relaksimin duke e ulur shtypjen e gjakut në atë mënyrë që ju ndiheni më pak të stresuar me njëri-tjetrin.

Veç kësaj, kontakti fizik gjatë përqafimit liron oksitoksinë, hormon i cili e rritë mirënjohjen dhe besimin.

Përqafimet gjithashtu janë një mënyrë për ta shkëputur vetën nga bota e përjashtme dhe thjesht për t’u përqendruar te njëri-tjetrin.

Për ata që kanë vetëbesim të ulët, përqafimi mund t’i kontrollojë brengat e panevojshme dhe frikën.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se lidhjet nuk janë aspak të lehta. Ato kërkojnë kohë, përkushtim, durim e veçanërisht gjatë kohërave të vështira, por përqafimi ju ndihmon shumë.

Sidoqoftë, shumica e njerëzve mund të mendojnë se përse të përqafoheni gjatë natës?

Epo, gjatë kësaj periudhe, përgjegjësitë që i kemi pasur gjatë ditës zakonisht ulen. Në këtë kohë jeni vetëm me partnerin dhe përqafimi ka më shumë ndikim.

Edhe një përqafim si urim për natën e mirë bën dallim të madh.

Duke u përqafuar mendjet tuaja do të jenë më të relaksuara, do të rritet besimi në lidhje, do të përqendroheni te njëri-tjetri më shumë dhe gjithashtu përqafimet janë mënyrë për ta shprehur mirënjohjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat