Sekreti i suksesit në punë? Pushimet e shkurtra

Life style

Sekreti i suksesit në punë? Pushimet e shkurtra

Nga: A.H Më: 18 qershor 2019 Në ora: 12:53
Internet

Të mësuarit për të zotëruar një aftësi të re merr një sasi të madhe praktike dhe kohe. Mirëpo pjesa më e rëndësishme e kohës së praktikës suaj mund të jetë e habitshme:

Një raport i kohëve të fundit në revistën ‘’Current Biology’’ sugjern se ndërprerjet që merrni gjatë sesionit të praktikës mund të jenë po aq të rëndësishme sa vet praktika. Studimi sugjeron se truri ynë ngurtëson atë që kemi mësuar shumë më shpejt se sa besohet, transmeton bota sot. 

Ndërprejet çojnë në përparime. Natyrisht, ju nuk mund të praktikoni pa ndërprerje, pushimet janë të mira për mbajtjen e motivimit dhe krijimtarisë, si dhe hulumtimet e mëparshme kanë vërtetuar se koha ndërmjet sesioneve të praktikës është kur truri juaj konsolidon kujtimet dhe aftësitë që mësohen. Pra, nëse po e lexoni këtë artikull si pushim nga puna apo të mësuarit apo çkado tjetër, ju jeni duke i dhënë trurit tuaj një shans për të filluar procesin e konsolidimit, i cili do t’ju bëjë të mësoni edhe më mirë në afat të gjatë.

 

Burimi:  "Make It Stick: The Science of Successful Learning" nga Peter C. Brown, Henry L. Roediger III, and Mark A. McDaniel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat