Bëjeni fytyrën tuaj të duket si lëkurë “bebe” me këtë maskë - Bota Sot
Bëjeni fytyrën tuaj të duket si lëkurë “bebe” me këtë maskë

Life style

Bëjeni fytyrën tuaj të duket si lëkurë “bebe” me këtë maskë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:31
Ilustrim

Ju mund të kujdeseni shumë thjeshtë për lëkurën tuaj, mjafton të gjeni pak minuta nga koha juaj. Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj.

Nëse ju pëlqejnë recetat tradicionale dhe të realizuara në shtëpi, këtu mund të gjeni disa përfitime nëse përdorni kanellën për fytyrën tuaj.

Veç efekteve aromatizuese, kanella është një prej produketeve më të mira për shëndetin e lëkurës suaj.

Kanella e bën lëkurën të duket e butë, e re dhe pa shenja. Kanella rekomandohet për të trajtuar aknet, ekzemat, përmirëson tonalitetin e lëkurës.

Ja si mund të realizoni një maskë për fytyrën pa shpenzuar shumë: Një lugë kanellë përziejeni me dy lugë vaj ulliri.

Aplikojeni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni 3 deri në 5 minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë të vakët dhe fshijeni me një peshqirë të butë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...