Hëna e re kaloi në Shigjetar, këto shenja duhet të kenë kujdes

Life style

Hëna e re kaloi në Shigjetar, këto shenja duhet të kenë kujdes

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 17:58
Ilustrim

DASHI: Ky është momenti i duhur për të ndërmarrë aventurën e radhës, një arratisje e vogël në fundjavë me miqtë ose familjen është pikërisht ajo që ju duhet. Mos e humbni rastin dhe mos lejoni askënd t’ju shkurajojë.

DEMI: Në ndryshim nga Dashi i cili po bëhet gati që tani për pushimet, Demit i duhet të përballet me një ngërç të vogël ekonomik. Hëna e re ju ‘’këshillon’’ të mos humbni toruan, por të analizoni të gjitha mënyrat e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

BINJAKËT: Edhe për Binjakët, ky është momenti i volitshëm për të kaluar kohë me njerëzit që doni. Yjet ju këshillojnë të shmangni debatet këtë fundjavë dhe t’i merrni gjërat shtruar.

GAFORRJA: Gaforrja duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi vetes, pasi së fundmi ka abuzuar me sheqerin dhe alkoolin. Nisni një regjim detoksikues për disa ditë dhe përpiquni të bëni sa më shumë aktivitet fizik.

LUANI: Luani është gjithë shend e verë këto kohë, dhe nuk ka faj pasi vitamina D dhe adrenalina e stinës bëjnë punën e tyre. Keni dëshirë të argëtoheni, të provoni emocione të reja dhe të shijoni çdo moment sikur të ishte i fundit.

VIRGJËRESHA: Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës duhet të rivendosin ekuilibrin mes dashurisë dhe punës, gjërave intime dhe atyre publike pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të jini të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat