Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku!

Life style

Prindër, kujdes: Nëse fëmija juaj bën lëvizje të këtilla, patjetër çojeni te mjeku!

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:19
Pamje nga video

Spazma infantile shfaqen tek fëmijët deri sa të mbushin një vit. Pediatrit ua tërheqin vërejtjen prindërve që janë shumë të rrezikshme nëse me kohë nuk zbulohen. Lëvizjet e trupit janë shumë subtile, por të përsëritura

– Shumica e nënave menjëherë zbulojnë se diçka nuk është në rregull.

Nëse nuk i vëreni me kohë, mund të shkaktojnë dëmtime afatgjatë të trurit – tërheq vërejtjen neuropsikiatri James Wheless.

Prindërve të cilët dyshojnë që diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre, dr. Wheless u jep këshilla që të xhirojnë sjelljen e fëmijës dhe atë t’ia tregojnë pediatrit.

Veç kësaj, se a është fjala për spazmat infantile mund të konstatohen edhe me EEG-në.

Spazmat infantile – të njohura edhe si sindroma West – janë çrregullim i rrallë i cili zakonisht shfaqet tek fëmijët epileptikë midis muajve të tretë dhe të shtatë.

Simptomat e spazmave infantile përfshijnë ngërçet e këmbëve dhe trupit (zgjatja apo shkurtimi i duarve, këmbëve, qafës apo trupit) të cilat shfaqen si kalaveshë, apo në formë hipsaritmisë me rastin e elektroencefolagafisë (EEG), dhe si retardim psikomotorik, përkatësit arrest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat