Si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë muajve të nxehtë të verës?

Life style

Si të kujdeseni për flokët tuaj gjatë muajve të nxehtë të verës?

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:49
Ilustrim

Është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendjen e duhur flokëve tuaj gjatë sezonit të verës. Për t’i pasur ato sa më të shëndetshme dhe sa më pak të dëmtuara ne ju sjellim më poshtë disa maska të cilat do të bëjnë çudira tek flokët tuaj:

Uthulla largon vajin e tepërt
Nëse dëshironi t’i gjallëroni flokët, shpërlajini me përzierjen e një gotë uthulle të mollës dhe një gotë uji të vakët. Pas kësaj lajini flokët për të larguar aromën e pakëndshme. Uthulla do të pastrojë të gjitha papastërtitë dhe vajrat e tepërt, ndërsa do të parandalojë edhe tharjen e flokëve.

Shampanja kthen shkëlqimin
Shampanja bën çudi për flokët, veçanërisht për flokun e verdhë sepse krijon shkëlqim të artë, dhe nuk e than flokun. Flokun së pari pastrojeni me shampon dhe pastaj shpërlajeni me përzierjen prej një gjysmë gote uji të vakët dhe gjysmë gote shampanjë.

Kanella forcon rrënjën e flokut
Në enë hidhni një gjysmë gote me vaj të nxehtë ulliri dhe shtoni një lugë kanellë dhe një lugë mjaltë. Pasi të ftohet përzierja, bëni me të masazh në kokë dhe lëreni të veprojë 15 minuta. Pas kësaj shpërlajeni me shampon dhe veprimin përsëriteni çdo javë për të forcuar rrënjën e flokut. Maska nga kanella do të parandalojë edhe rënien e flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat