Studimet kanë treguar: Syve të kaltër nuk u besohet

Life style

Studimet kanë treguar: Syve të kaltër nuk u besohet

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 09:09
Ilustrim

Njerëzit me sy të kaltër janë më atraktivë, mirëpo ata nuk janë persona të besueshëm – ka treguar studimi i Universitetit të Pragës

Shkencëtarët e udhëhequr nga Karel Kleisner kanë arritur në përfundimin që personat me sy të gështenjtë i përjetojnë si njerëz të cilëve mund t’u besojmë, mirëpo janë më pak joshës.

Ekspertët kandidatëve u kanë treguar fotografi të personave me sy të gështenjtë dhe të kaltër, i kanë lutur që t’i vlerësojnë se a u krijojnë besim, sa u janë joshës dhe a u duken si njerëz me vetëbesim.

Pastaj personave të njëjtë u janë treguar sërish, mirëpo u janë ndërruar ngjyrat e syve.

Përfundimi në bazë të të cilit kanë arritur shkencëtarët që njerëzit me sy të kaltër i shikojmë si më joshës, ndërkaq ata me sy të gështenjtë si me më shumë vetëbesim dhe persona besnikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat