Nuk keni më tërheqje ndaj njëri tjetrit? Ja cilat gjëra duhet të bëni për ta shpëtuar lidhjen tuaj

Life style

Nuk keni më tërheqje ndaj njëri tjetrit? Ja cilat gjëra duhet të bëni për ta shpëtuar lidhjen tuaj

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Në kohët e sotme të kesh një lidhje nuk përshkruhet si diçka e thjeshtë. Për këtë ka një sërë arsyesh, puna të merr shumë kohë dhe ndiheni të lodhur në fund të ditës.

Shumë çifte edhe pse duhen shumë nuk kanë aspak kimi me njëri-tjetrin. Jeta seksuale kthehet në një tmerr të vërtetë dhe çdo ditë e më shumë ju mendoni ndarjen.

Sipas disa këshillave të dhëna nga psikologët ka disa gjëra që ju mund t’i bëni nëse doni të shpëtoni lidhjen tuaj.

Më poshtë ne po i rendisim këto këshilla:

Së pari kur shikoni se jeta juaj seksuale është kthyer në tmerr, pyeti partnerin/ partneren tuaj se ç’mendim ka dhe se di mund ta zgjidhni.

Së dyti edhe pse mund të jeni të lodhur ju duhet t’i dëgjoni nevojat e tij. Kjo gjë cilësohet si çelësi për të ecur një marrëdhënie.

Së treti edhe ju duhet t’ia tregoni se çfarë nevojash keni. Nëse e keni dëgjuar me kujdes se çfarë nevojash ka ai duhet t’ia theksoni edhe ju nevojat që keni.

Dhe së fundmi merreni sa më shpejt situatën sa më shpejt nën kontroll, nëse kuptoni se gjërat mes jush nuk po funksionojnë ashtu siç duhet. Sa më shpejt ta merrni situatën nën kontroll, aq më shumë mundësi keni për ta shpëtuar edhe lidhjen tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat