Këta janë shefat që fitojnë 250 herë më shumë se punëtorët e tyre - Bota Sot
Këta janë shefat që fitojnë 250 herë më shumë se punëtorët e tyre

Life style

Këta janë shefat që fitojnë 250 herë më shumë se punëtorët e tyre

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 14:19
Foto

Pagat  e  kryemenaxherëve të kompanive të mëdha të Zvicrës në periudhën 2011-2018 janë rritur për 19 për qind. Këtë përfundim e ka nxjerrë Federata e punëmarrësve  e Zvicrës, Travail Suisse në studimin e saj të realizuar këtë vit. Në këtë studim janë marrë për bazë të dhënat për pagate e shefave të 26 kompanive më të mëdha zvicerane, shkruan sda.ch.

Sipas po këtij studimi, pagat e të punësuarve “normalë” gjatë kësaj periudhe 7 vjeçare janë rritur mesatarisht vetëm 4.3%. Dhe kjo  e ka zgjeruar edhe më shumë jazin në mes të pagave më të ulëta dhe atyre më të larta, në ndërmarrjet përkatëse dhe në ekonominë zvicerane.

Dallimet më të mëdha në mes të pagave maksimale dhe minimale janë konstatuar te ndërmarrjet si Roche  (Koncern farmaceutik) dhe banka UBS. Në këto dy kompani, shefat fitojnë mbi  250 fish më shumë se punëtorët me pagat më të ulëta.

Severin Schwann, kryemenaxher i Roche ka fituar 15.65 milionë franga në vitin 2018. Paga më e ulët vjetore në kompaninë e tij ka qenë rreth 60 mijë franga, që tregon një dallim 257 me 1.

Ngjashëm duken krahasimet edhe te ndërmarrjet tjera të mëdha, transmeton albinfo.ch. Kështu, shefi i bankës më të madhe të Zvicrës, UBS, Sergio Ermotti fiton 252 herë më shumë se punëtorët e tij me paga më të ulëta ndërsa Tidjane Thiam, shefi ekzekutiv i bankës Credit Suisse, ka fituar 224 herë më shumë se të punësuarit e tij në fund të listës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...