Mjafton vetëm një gotë nga ky lëng dhe do të flini më të qetë se asnjëherë

Life style

Mjafton vetëm një gotë nga ky lëng dhe do të flini më të qetë se asnjëherë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:11
Gjumë

Pagjumësia është një nga problemet që nuk zgjidhet lehtësisht pasi ndonjëherë dhe ilaçet nuk janë funksionale, ose nëse përdoren për një kohë të gjatë ato e humbasin efektivitetin e tyre. Nëse keni provuar çdo gjë dhe as çaji me kamomil nuk ju ndihmon ndoshta ky lëng që përgatitet lehtësisht do t’ju zgjidhi këtë stres të përditshëm.

Përbërësit: 1 lugë gjelle vaj kokosi, ¼ lugë çaji të mjaltit të papërpunuar dhe 1/8 lugë çaji kripë deti.

Si ta përgatisni dhe përdorni këtë pije?

Opsioni i parë: Përzieni mjaltin dhe vajin e kokosit në një enë dhe shtoni edhe kripën. Përzieni mirë, konsumoni një lugë gjelle nga kjo përzierje dhe më pas konsumojeni një gotë ujë.

Opsioni i dytë: Konsumojeni vajin e kokosit dhe mjaltin ndarazi dhe gjithashtu konsumojeni edhe me një gotë ujë. Më pas mund të shtoni kripën e detit në një filxhan të vogël uji dhe ta konsumoni atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat