Bill Gates parashikon: Këto profesione do të jenë më të kërkuarat

Life style

Bill Gates parashikon: Këto profesione do të jenë më të kërkuarat

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:03
Bill Gates

Gates zbulon se kush do jenë që tani më të kërkuarit në kuptimin afarist. Ndërmarrësi i famshëm i teknologjisë dhe njëri ndër më të pasurit në botë, Bill Gates, është “i përkushtuar” për të ardhmen

Shpesh punon me hulumtues dhe vizionarë, lexon libra për ardhmërinë e njerëzimit dhe financon projekte për avancimin e bashkësive.

Në bazë të të dhënave të cilat i ka grumbulluar, Bill Gates konkludon që njerëzit e këto tri fushave që tani do të jenë më të kërkuarit: shkencave, inxhinierisë dhe ekonomisë.

Të punësuarit me përvojë nga këto fusha do të jenë “agjentët e ndryshimeve në të gjitha institucionet”, i thotë Gates kryeredaktorit të Linkedln, Daniel Roth.

– Mendoj në njohjen themelore të shkencës, shkathtësive matematikore dhe ekonomisë – shumë karriera në të ardhmen do të jenë të lidhura për këto gjëra – thekson Gates.

Siç thotë ai, nuk është e thënë të jesh ekspert për kodimin apo për sistemin periodik, mirëpo nëse keni shkathtësi mendimi në mënyrën në të cilën mendojnë ata ekspertë, do t’ju ndihmojë shumë.

– Nuk është e thënë që ju të shkruani kodin, mirëpo patjetër duhet të kuptoni çfarë mund të bëjnë inxhinierët dhe çka nuk munden – thotë bashkëthemeluesi i Microsoftit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat