4 shenjat që tregojnë se dieta juaj nuk është duke funksionuar

Life style

4 shenjat që tregojnë se dieta juaj nuk është duke funksionuar

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 10:14
Ilustrim

Njëra prej gjëra më dekurajuese është kur dieta juaj nuk funksionon.

Sa të frustruar ndjeheni kur merrni mundimin të hani shëndetshëm dhe ju nuk shihni asnjë rezultat, raporton “SkinnyMs”.

Egzistojnë disa shenja të cilat ju tregojnë se dieta juaj nuk është duke funksionuar.

Jeni gjithmonë të uritur

Nëse jeni në diet nuk do të thotë që të vdesni urie, kështu që nëse e ndjeni vetën të uritur më shumë se zakonisht, diçka nuk është në rregull. Kjo do të thotë që ju nuk jeni duke ushqyer veten me “macronutrients” që trupi juaj ka nevojë.

Jeni në disponim të keq ose ndjehni konfuz gjatë tërë kohës

T’i kushtoni rëndësi gjendjes tuaj mentalë është shumë e rëndësishme për monitorimin e dietës suaj. Nëse plani juaj i ushqimit nuk është i balancuar për tipin tuaj të metabolizimit, mund të gjeni veten të irrituar në shumicën e rasteve.

Jeni të lodhur ose keni mungesë të energjisë

Kjo konisderohet njëra prej shenjave më e njoftur se pse dieta juaj nuk është duke funksionuar.

Nuk jeni duke bërë progres

Kjo është njëtra prej shenjave më frustruese që tregon se diçka nuk është duke shkuar mirë në dietën tuaj. Ju mendoni se jeni duke i bërë gjërat siç duhet dhe siç kërkohet por asgjë nuk po ndryshon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat