Ju njohim me 3 maska për lëkurë dhe flokë perfektë

Life style

Ju njohim me 3 maska për lëkurë dhe flokë perfektë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:03
Ilustrim

Fytyra dhe flokët janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht femrat që i kushtojnë rëndësi më shumë se çdo gjëje tjetër. Më poshtë do ju tregojmë 2 maska për fytyrën dhe 1 për flokët, të cilat do ju ndihmojnë të dukeni perfekte.

Për të hidratuar fytyrën

Merrni dy kivi dhe bëjini kremoze, më pas shtoni një lugë vaj, përziejini dhe aplikojini në fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Për të purifikuar fytyrën

Merrni një gotë kos dhe hidheni në një enë, shtoni një lugë sheqer dhe lëngun e gjysmës së limonit. Me banjomari shkrini gjysmën e çokollatës së bardhë. Pasi ta keni shkrirë bashkojeni me pjesën tjetër të përbërjes, përziejeni dhe shpërndajeni në fytyrë. Lëreni për 20 minuta.

Për të trajtuar flokët

Merrni një të verdhë veze dhe rriheni, bashkoni një lugë pana dhe një lugë vaj, përziejini dhe në fund shtoni një lugë vaj bajameje. Aplikojeni maskën në flokë dhe rrotullojini ato me një letër alumini, lëreni për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët siç bëni zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat