Amerikanët e pasur nuk po kanë kohë t’i shpenzojnë paratë dhe kështu po stresohen

Life style

Amerikanët e pasur nuk po kanë kohë t’i shpenzojnë paratë dhe kështu po stresohen

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 16:52
ilustrim

Stresi në punë është mjaft i zakonshëm.

Por, një gjë interesante është se ata që fitojnë më pak para ndihen më pak të stresuar për punën, ndërkaq at që fitojnë më shumë ndihen më të nxituar për të bërë dhe shpenzuar para.

Mesatarisht, amerikanët kanë më shumë para sesa ç’kanë pasur para 50 vjetëve, por i kanë po të njëjtat 24 orë në ditë për t’i shpenzuar.

Pra, koha që e shpenzojnë në gjërat si fjetja, konsumimi i ushqimit, higjiena, etj. nuk kanë ndryshuar substancialisht.

Megjithatë, ekspertët po ashtu kanë vërejtur një gjë interesante: amerikanët e pasur kanë më shumë opsione për t’i shpenzuar paratë, por janë më të stresuar për mënyrën se si do t’i shpenzojnë ato.

Kështu, të pasurit e sotëm, kur kanë kohë të lirë, mundohen që paratë t’i shpenzojnë në gjëra që kushtojnë më shumë për një orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat