Si të shmangim mushkonjat gjatë verës?

Life style

Si të shmangim mushkonjat gjatë verës?

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:55
Ilustrim

Asgjë nuk mund t’ua prish mbrëmjet romantike verore sikurse mërzia nga mushkonjat. Por me ndihmën e disa aleatëve natyrorë, zhurma dhe thumbimet do t’i takojnë të kaluarës.

Pickimi i tyre na shkakton kruarje, alergji, madje nganjëherë edhe infeksion.Nëse do të dimë më shumë rreth tyre, atëherë do të kemi mundësi t’i shmangim ato.

Hudhra: Nëse planifikoni të dilni në natyrë, shtoni hudhrën në menynë tuaj ushqyese disa ditë para se të dilni. Insektet janë të ndjeshme ndaj erës së hudhrës, të cilën e ndjejnë përmes lëkurës së njeriut.

Qumësht: Thumbimi i insekteve dhe djegia nga dielli do të qetësohen nëse lyhen me përzierjen e qumështit, ujit dhe kripës. Nevojitet vetëm një sasi e vogël e kësaj përzierje në vendin e thumbimit nga mushkonja ose në vendin e djegur nga rrezet e diellit, ashtu që enzimat nga qumështi do ta neutralizojnë helmin nga insektet, ose do ta qetësojnë vendin e dëmtuar nga rrezet e diellit

Kripa: Uji i kripur po ashtu qetëson vendin e thumbuar nga insektet. Pas larjes me ujë të kripur, në vendin e ënjtur qitni një pikë vaj bimor.

Qepa: Përveç hudhrës edhe qepa në mënyrë të suksesshme largon insektet, sidomos mushkonjat dhe mushicat. Kjo është një arsye e mjaftueshme që ta përfshini qepën në menynë verore.

Lëvoret e agrumeve: Portokalli dhe limoni kanë aromë freskuese për hundën e njeriut, mirëpo për mushkonjat nuk janë aspak të këndshëm. Në losionin për trup grimcojeni lëvoren e limoni ose portokallit dhe vendoseni në pjesët e ekspozuara të trupit në mënyrë që t’i mbani sa më larg mushkonjat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat