"Gruaja ka një vit që nuk e mban unazën e martesës dhe 2 vite që nuk bën seks me mua. Jam mërzitur me të!"

Life style

"Gruaja ka një vit që nuk e mban unazën e martesës dhe 2 vite që nuk bën seks me mua. Jam mërzitur me të!"

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Komunikimi është çelësi për një marrëdhënie të mirë në çift dhe mungesa e saj shkakton probleme të mëdha. Pikërisht këtë mesazh i dha psikologia Deidre një burri të mërzitur, i cili dëshiron të ketë sërish pranë partneren, por ajo e shmang dhe e injoron gjithë kohës. Pavarëisht përpjekjeve, cifti ka dy vite që nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Letra: Ne donim të bënim një pushim mjalti të dytë por bashkëshortja ime nuk pranoi të bënte marrëdhënie seksuale me mua. Për këtë arsye jam shumë i mërzitur me të.

Unë jam 35 vjeç, ndërsa ajo është 32. Unë as nuk i hidhja dot as krahun në qafë pasi ajo nuk pranonte. Kemi dy vite që nuk bëjmë marrëdhënie seksuale.

Prindërit e mi u kujdesën për fëmijët tanë, 7 dhe 10 vjeç, në mënyrë që ne të shijonim pak pushim bashkë. Por ajo më injoroi gjithë natën dhe më pas u kthye për të fjetur gjumë.

Unë u ktheva në shtëpi nga puna dhe po shihja TV, ndërkohë që gruaja ime ishte ulur në kuzhinë duke punuar me laptop. Ajo ka një vit që nuk e vendos më unazën e martesës. Ajo më ka zhvendosur në dhomën e lirë.

Miqtë më thonë se duhet të largohem, por pastaj çfarë do ndodhë?

Deidre: Askush nuk e do një marrëdhënie ose jetë seksuale të ftohtë. Komunikimi është gjithçka ju nevojitet dhe në këtë letër nuk e përmend askund bisedën me gruan tënde.

Pyete përse ajo nuk përkëdhelet me ty dhe nuk bën seks me ty. A ka ndonjë problem në lidhjen tuaj apo seksi që keni bërë më parë nuk i pëlqen më? Duhet ta pyesësh se cfarë duhet të bësh që ta kënaqësh.

Fëmijët mund të ndikojnë për ndonjë situatë frustruese në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat