Maska me karotë, ideale për lëkurë të yndyrshme

Life style

Maska me karotë, ideale për lëkurë të yndyrshme

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:27
Ilustrim

Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju. Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit.

Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjim të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë.

Përbërësit:

-2 lugë miell

-1 e bardhë veze

-1 lugë gjelle karotë

Përgatitja:

Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.

Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat