Prindërit të jenë aty kur fëmiëjt bëjnë diçka për herë të parë

Life style

Prindërit të jenë aty kur fëmiëjt bëjnë diçka për herë të parë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 15:45
Foto

Zemërimi është një nga shkaktarët më dëmtues që mund të prekë personalitetin e një fëmije, duke e bërë atë shpërthejë me emocione të pakontrolluara, ose edhe të mbyllet në vete.

Kjo e fundit mund të jetë më e dëshmshme për mirëqenien e fëmijëve pasi kur ata nuk arrijnë të bëjnë një veprim në praninë e të tjerëve, në këtë rast të prindërve apo familjarëve, ato copëza përjtimesh ngelen të pathëna; rrjedhimisht fëmija pëson një goditje brendësore duke mos mundur të komunikojë lirshëm.

Sjelljet e adoleshentëve por dhe më të vegjëlve duhet të jenë në shënjestrën e prindërve, sepse kjo i bën fëmijet të ndihen se i përkasin një rrethi të caktuar ku ndjehen të mbrojtur.

Federico Tonioni, kryesues projekti në hultimin e bërë nga Univesriteti i Romës, ka thënë se herët e para kur fëmijët bëjnë dicka për herë të parë, janë momente të vogla lavdie ku shikimi i tyre kërkon të ndeshet me atë të nënës apo babit, si shenjë konfirmimi. Në këto raste krijohen eksperiencat që ndërtojnë mënyrën se si ai fëmije do të komunikojë me rrethin e tij, shkruan “Science Direct”.

Kur fëmijët nuk arrtinë të shprehin brendinë e tyre, kjo mund t’i bëjë të akumulojnë tërë gjendjen e pathënë dhe t’i acarojë deri në zemërim. Për këtë shkak fëmijët rrezikojnë të mbyllen në vete dhe të mos komuikojnë atë që ndjejnë.

Kjo gjendje duhet të evitohet me një bashkëveprim familjar kur momentet e kaluara së bashku në ambiente edhe jashtë shtëpisë, relaksojnë raportet mes njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat