Dy arsyet kryesore përse partneri mund t’iu lë papritur

Life style

Dy arsyet kryesore përse partneri mund t’iu lë papritur

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 20:33
Ilustrim

Burrat bien në dashuri, por kanë aftësinë për të ndarë ndjenjat nga logjika dhe në shumë raste, logjika është më e fortë se zemra.

Nëse një mashkull i dashuruar e kupton se gruaja që do, është e lumtur, ai do të jetë i lumtur gjithashtu. Ekzistojnë dy faktorë që nxisin një njeri të largohet nga krahët e gruas që ai pëlqen:

1.Frika se nuk do të jetë ai që gruaja dëshiron. Gratë kanë një predispozitë të madhe për t’iu përshtatur njeriut që ato e duan dhe kjo ndodh falë dëshirës për ta pushtuar atë.

Nëse nuk na pëlqen futbolli, ne papritmas gjejmë interesin për të dhe flasim për sportin sikur të ishim ekspertë. Burrat, nga ana tjetër, nuk e kanë këtë fleksibilitet dhe kërkojnë që dikush t’i pranojë ata ashtu siç janë.

2.Asnjë qenie njerëzore nuk është si një tjetër dhe prandaj ne zhvillojmë mendimet dhe ndjenjat tona në mënyra të ndryshme dhe me shpejtësi të ndryshme. Njohja se dikush ju do me një intensitet të caktuar dhe se “nuk mund të jetojë pa ty” mund të bëhet një presion.

Burrat sipas natyrës kanë më shumë vështirësi të shprehin ndjenjat e tyre, thjesht sepse i kushtojnë më shumë rëndësi sesa femrat, asaj që ata ndiejnë. Dhe kjo i bën ata të largohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat