Si të kujdesemi për fytyrën në stinën e verës? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Life style

Si të kujdesemi për fytyrën në stinën e verës? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 06:57
Ilustrim

Me ardhjen e sezonit të verës ne përpiqemi që t’i rregullojmë të gjitha por harrojmë të kujdesemi për pjesën më të rëndësishme të trupit, fytyrën. Shpesh e anashkalojmë si proces dhe i biem shkurt sipas mënyrave që na duken më të shpejta. Por kjo është mjaft e dëmshme. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju bëjnë të dukeni më bukur dhe më të shëndetshëm.

Këshilla e parë dhe më e rëndësishme është të pimë shumë ujë, në këtë mënyrë ndihmojmë metabolizmin, lëkurën, flokët, thonjtë dhe me pak fjalë çdo gjë.
Këshilla e dytë, para se të vendosni ‘makeup’ mos harroni asnjëherë që më parë të aplikoni hidratant.
Këshilla e trete është ndryshimi te pjesa e konturimit, pasi ngjyra e lekurës ndryshon gjatë verës dhe duhet të ndryshojme sado pak mënyrën dhe ngjyrat që përdorim te pjesa e make up-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat