Të rrini ulur është më keq sesa konsumimi i duhanit

Life style

Të rrini ulur është më keq sesa konsumimi i duhanit

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 13:42
ilustrim

Pothuajse të gjithë ne e dimë se nëse qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë nuk është mirë për trupin tonë.

Por a është vdekje prurës? Studimet e fundit tregojnë, se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë qonë deri një sërë sëmundjesh kronike, pavarësisht moshës së personit

50-70% të njerëzve shpenzojnë 6 deri 7 orë ulur, raporton “Natural Solution”.

20-25% të njerëzve shpenzojnë 4 orë ose më shumë duke shikuar TV ose në kompjuter.

Ja pse duhet të shqetësoheni nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë..

Koha që ju shpenzoni duke qëndruar ulur është e lidhur me sindromën e metabolizmit  me shfaqjen e  tipit të dytë të diabetit, si dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rreziku i sindromës metabolike mund të jetë deri 73%, me një rritje të mundshme deri në 7%, varet sa kohë shpenzoni ulur.

Po ashtu mendohet se egziston një lidhje mes uljes dhe kancerit. Rreziku varet nga doza – sa më gjatë që qëndroni ulur aq më shumë edhe keni rrezik të zhvilloni sëmundje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat