Këto janë disa mënyra natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg

Life style

Këto janë disa mënyra natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:29
Ilustrim

Gjatë ditëve të nxehta, një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohemi janë MUSHKONJAT! Disa nga metodat me anë të të cilave thuhet se mund t’i largoni mushkonjat nga ambientet e shtëpisë dhe nga trupi juaj janë:

Spreji me piper

Krjoni një sprej natyral duke kombinuar ujin, piperin dhe një lugë gjelle sapun të duarve. Spërkatni tavolinat, dhe ambientet në të cilat qëndroni më së shumti. Kjo përzierje zgjatë së paku një javë.

Spreji me uthull molle

Provoni të krijoni një sprej të përbërë nga uthulla e mollës dhe vaji i rozmarinës. Kjo përzierje është shumë e mirë për të spërkatur lëkurën, që të shmangi mushkonjat.

Spreji me mentë

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë natyrale për t’i mbajtur mushkonjat larg, atëherë menta është një zgjidhje e mirë. Kombinimi i ujit me vaj menteje është një përzierje e duhur për ta zgjidhur këtë problem.

Disa përzierje të tjera, që ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi janë: uji me hudhër, uji me rozmarinë dhe uji me sherbelë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat