Koha për pushime, ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë tonë

Life style

Koha për pushime, ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë tonë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 06:14
Ilustrim

Sipas rezultateve të një studimi shkencor 40-vjeçar, marrja në mënyrë të rregullt e pushimeve mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj.

Meshkujt që morën tre javë ose më pak pushime kishin 37% më shumë probabilitet për të vdekur se ata që kishin marrë më shumë se tre javë pushim.

Dështimi për t’iu larguar stresit të përditshëm të zyrës largon mundësinë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë ushtrime fizike.

Sipas gjetjeve të fundit, ata që nuk marrin pushime rregullisht kanë tendencën të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak, gjë që ndikon te shëndeti i tyre.

Shkencëtarët analizuan vetëm përfitimet pozitive te shëndeti që vinin prej pushimeve dhe jo nëse personat udhëtuan në një vend të largët për pushimet e tyre. Ata zbuluan se pushimet më të shkurtra ishin të lidhura me një shkallë vdekshmërie më të lartë.

Studiuesit thonë se reduktimi i stresit është një pjesë e rëndësishme e programeve për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Këshillat për stilin e jetës duhet të ndërthuren me një trajtim modern mjekësor për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare tek individët në rrezik të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat