Këshilla se si duhet të kujdeseni për fytyrën gjatë verës

Life style

Këshilla se si duhet të kujdeseni për fytyrën gjatë verës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 10:38
Ilustrim

Me ardhjen e sezonit të verës ne përpiqemi që t’i rregullojmë të gjitha por harrojmë të kujdesemi për pjesën më të rëndësishme të trupit, fytyrën. Shpesh e anashkalojmë si proces dhe i biem shkurt sipas mënyrave që na duken më të shpejta. Por kjo është mjaft e dëmshme. Më poshtë po ju tregojmë disa këshilla që do ju bëjnë të dukeni më bukur dhe më të shëndetshme.

Këshilla e parë dhe më e rëndësishme është të pimë shumë ujë, në këtë mënyrë ndihmojmë metabolizmin, lëkurën, flokët, thonjtë dhe me pak fjalë çdo gjë.

Këshilla e dytë, para se të vendosni ‘makeup’ mos harroni asnjëherë që më parë të aplikoni hidratant.

Këshilla e tretë është ndryshimi te pjesa e konturimit, duke qenë se ngjyra e lëkurës ndryshon gjatë verës, duhet që gjithashtu të ndryshojmë sadopak mënyrën dhe ngjyrat që përdorim te pjesa e makeup-it. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat