Të rrini në shtëpi me fëmijë është më vështirë sesa të shkoni në punë

Life style

Të rrini në shtëpi me fëmijë është më vështirë sesa të shkoni në punë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Pa dyshim që ne të gjithë japim jetën për fëmijët tanë.

Ata sjellin, lumturi, harmoni dhe dashuri në shtëpinë e të gjithëve.

Por, sidoqoftë kjo nuk do të thotë që ndonjëherë të kujdesesh për ta nuk është e vështirë, madje studimet thonë se të qëndroni me ta në shtëpi, është shumë më e vështirë sesa një punë me orar të plotë, raporton “The Heart Soul”.

Fëmijët mund të na shpenzojnë të gjithë energjinë- të paktën e kanë këtë aftësi.Ata kërkojnë një punë të pandalshme, ushqimi, këndimi, gjumi, pastrimi, etj, dashuria e madhe që e ndajmë me ta nuk do të thotë që na lirojnë nga stresi.

Zakonisht këta prindër të cilët qëndrojnë në shtëpi, nuk ankohen për detyrat e tyre, ndërsa personat që punojnë një punë me orar, kanë tendenca të ankohen për pumën e tyre, kjo sepse të qëndroni dhe të kujdeseni për shtëpi dhe fëmijë nuk konsiderohet punë.

Por sipas një studimi, të bërë në Londër, është parë se rreth 31% e njerëzve janë pajtuar se qëndrimi në shtëpi fëmijë është me stresuse sesa një punë.

55% besuan se të kenë fëmijë është një punë shumë e madhe dhe që kërkon përkushtim të lartë.

25% besuan se të keni një fëmijë është punë e lehtë.

39% u pajtuan se gjatë tërë kohës ishin të lodhur

71% e prindërve thanë, se rrjetet sociale i kanë futur prindërit më një lloj konkurrence, ku secili mundohet të ngritet mbi tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat