Akullore në mëngjes? Po, sepse ju bën më të zgjuar

Life style

Akullore në mëngjes? Po, sepse ju bën më të zgjuar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Kujt do t’ja kishte marrë mendja, akullorja nuk është aq ‘armike’ sa mund t’a kishim menduar.

Sipas një studimi të hash akullore për mëngjes, mund t’ju bëjë të zgjuar. Po, po e lexuat mirë, akullorja ju bën më të zgjuar!

Kërkimet gjatë një studimi në Japoni kanë zbuluar se pjesmarrësit që konsumonin akullore në mëngjes, shfaqnin reagime më të mira dhe ishin në gjendje të përpunonin informacione më me efikasitet sesa ata që nuk kishin shijuar kremin e ëmbël në kaush për mëngjes.

Studimi i botuar fillimisht nga profesori i Universitetit të Kyorin, Yoshihiko Koga, sugjeron që shijimi i një luge akullore në momentin  kur zgjohesh, ndryshon nivelin tuaj të vigjilencës, dhe ju jep  një çlirim mendor, duke e bërë trurin tuaj më perceptues dhe aktiv.

Koga zbuloi rezultate të ngjashme edhe kur ju dha pjesëmarrësve një gotë të ftohtë uji, por në një gotë me akullore nivelet e stimulitmit mendor ishin edhe më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat