E dërgoi në pyll dhe ia preu gishtërinjtë dhe më pas ia preu duart, historia e trishtë e 25 vjeçares që e pësoi nga i dashuri - Bota Sot
E dërgoi në pyll dhe ia preu gishtërinjtë dhe më pas ia preu duart, historia e trishtë e 25 vjeçares që e pësoi nga i dashuri

Life style

E dërgoi në pyll dhe ia preu gishtërinjtë dhe më pas ia preu duart, historia e trishtë e 25 vjeçares që e pësoi nga i dashuri

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:22
E dërgoi në pyll dhe ia preu gishtërinjtë dhe më pas ia preu duart, historia e trishtë e 25 vjeçares që e pësoi nga i dashuri

Ajo ishte vetëm 25-vjeç kur ish-bashkëshorti Dmitry e dërgoi në pyll dhe i çmendur nga xhelozia i theu duart me sëpatë, i preu gishtërinjtë dhe më pas i preu duart.

Dmitry i tha se nëse nuk do të ishte me të, do gjymtyrohej.

Burri maniak gjithashtu i goditi këmbët me sëpatë disa herë. Mjekët arritën ti ngjitnin një nga duart asaj pas një operacioni të gjatë. Ndërsa në dorën tjetër ka vendosur protezë.

Në faqen e saj VKontakte, Margarita tha se pas sulmit ndihej sikur nuk ishte më tërheqëse.

“Nga një vajzë që nuk kishte ndonjë të metë të veçantë, u ktheva në një vajzë pa dorë dhe me shumë plagë në krahun dhe këmbën e majtë,”-shkroi ajo.

Grachyova tha se ende nuk kishte mësuar sesi ta pranonte veten pas sulmit të dhjetorit të vitit 2017, duke shtuar se edhe tani ndihet e mërzitur nga pamja e duarve dhe këmbëve të saj.

Por ngjarja tronditëse gjithashtu i mësoi Margaritës disa mësime rreth atraktivitetit dhe bukurisë.

“Të jesh seksi nuk ka të bëjë vetëm me pamjen e jashtme të një personi, apo me gjatësinë e këmbëve, flokëve, apo të pasurit një nishan në vendin e duhur. Është një ndjenjë e thellë, që fshihet diku brenda,”-shkroi ajo.

Gjithashtu publikoi edhe disa fotografi ku tregohej dora e saj protezë.

Postimi i saj tërhoqi qindra komentues që e mbështetën dhe i bënë jehonë konceptit të saj mbi bukurinë si edhe lavdëruan pamjen e saj dhe forcën e brendshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...