Warren Buffett dhe Bill Gates: Këtë parim të lidershipit duhet ta mësojë çdo njeri - Bota Sot
Warren Buffett dhe Bill Gates: Këtë parim të lidershipit duhet ta mësojë çdo njeri

Life style

Warren Buffett dhe Bill Gates: Këtë parim të lidershipit duhet ta mësojë çdo njeri

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:48
Warren Buffett dhe Bill Gates

Rrugëtimi i Warren Buffett ka përfshirë që ai nga bizneset e vogla të bëhet njeriu i tretë më i pasur në botë.

Dokumentari i fundit i HBO-së – “Becoming Warren Buffett” – e mbulon historinë e suksesit të Buffett bashkë me mikun e tij, Bill Gates, i cili është po ashtu në mesin e tre personave më të pasur në botë.

Gjithçka ka të bëjë me “Fokusin”

Në këtë dokumentar, që të dy liderëve iu është kërkuar ta shkruajnë atë se çfarë i ka bërë të suksesshëm dhe ajo fjalë duhet të jetë këshillë për të gjithë biznesmenët e ardhshëm.

Që të dy xhentëlmenët e kanë shkruar të njëjtën fjalë në letër: “Fokusi”.

Më vonë, është zbuluar se ata asnjëri nuk kanë folur me njëri-tjetrin për pyetjen, prandaj përgjigja e tyre ka qenë nga intuita dhe e bazuar në përvojën e tyre jetësore.

Pra, nuk duhet të jetë befasi se nuk mund të bëheni të suksesshëm nëse nuk keni fokus dhe angazhim në jetë.

Ta synoni shënjestrën me precizitet është e vetmja mënyrë se si mund t’i arrini qëllimet në jetën personale dhe profesionale.

Është shumë e rëndësishme të bëni se çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe me çfarë pajtohet zemra.

Dëgjojeni zemrën dhe qëndrojuni besnik synimeve. Ndonjëherë ju duhet t’i ndryshoni rrugët dhe kjo është krejtësisht në rregull, por mos i ndryshoni synimet.

Këmbëngulësia është çelësi. Ata të cilët vazhdimisht shënojnë progres drejt qëllimeve të tyre janë të destinuar të kenë sukses në jetë, e jo ata të cilët thjesht jetojnë pa ndonjë plan.

Që të dy liderët gjithashtu kanë thënë se shpenzojnë shumë kohë duke lexuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...