Çfarë gabime bëjnë çiftet në fillim të lidhjes

Life style

Çfarë gabime bëjnë çiftet në fillim të lidhjes

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:23
Ilustrim

Çdo gjë është emocionuese në një lidhje të re. Jeni të emocionuar kur telefoni cingëron. Ndjeni flutura të vogla në bark kur pajtoheni të takoheni.

Sidoqoftë, gabimet mund të ndodhin shumë lehtë – madje edhe në takimin e parë.

Pavarësisht se si e keni njohur partnerin, ju në fillim mund të emocionoheni sepse mendoni se jeni të përsosur për njëri-tjetrin.

Çdo gjë duket magjike në fillim të një lidhje. Sidoqoftë, ju mund të tronditeni papritmas kur ai largohet.

Ju filloni të mendoni se çfarë keni gabuar dhe mund të pikëlloheni shumë.

Prandaj, është e rëndësishme që t’i shmangni disa gabime të caktuara në fillim të lidhjes.

Mungesa e komunikimit

Pavarësisht se a e keni njohur atë përmes internetit apo është dikush në lagjen ku jetoni, ju gjithmonë duhet të gjeni kohë për ta bërë njëri-tjetrin të ndiheni të rëndësishëm.

Gjithashtu mundohuni të gjeni kohë që të takoheni sa më shpesh.

Krahasimet me ish- partnerin

Ka një arsye se përse nuk ju ka funksionuar lidhja me ish- partnerin. Vazhdojeni jetën dhe asnjëherë mos e përmendni ish- të dashurin përveç nëse partneri aktual ju pyet. Nëse ju pyet ndonjë gjë për ish- të dashurin, provoni të përgjigjeni pa u futur në hollësira.

Mos e bëni partnerin aktual të mendojë se ju ende nuk e keni kaluar dhimbjen e lidhjes së kaluar.

Mos i shmangni problemet

Gjithmonë ka punë për të bërë që një lidhje të funksionojë dhe të forcohet, e veçanërisht në fillim të lidhjes.

Kjo përfshin sakrifica nga të dy.

Gjithashtu, është e rëndësishme që problemet që i keni para t’i diskutoni dhe të punoni në tejkalimin e tyre ose lidhja mund të dëmtohet deri në atë fazë ku më nuk rregullohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat