Si ta përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit? - Bota Sot
Si ta përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit?

Life style

Si ta përgatisni në shtëpi dyllin e depilimit?

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:30
Ilustrim

Nëse ka një problem që shqetëson padyshim të gjitha femrat, kryesisht në stinën e verës, lidhet me qimet e padëshiruara.

Ekzitojnë shumë mënyra si t’i eleminoni qimet në pjesë të ndryshme të trupit, por shumica e metodave janë të dhimbshme dhe e lënë lëkurën e irrituar dhe të skuqur.

Nëse përdorni kremrat e depilimit, metodë e cila nuk shkakton dhimbje, duhet të dini se ato përmbajnë kimikate që janë me të vërtetë të dëmshme për lëkurën tuaj.

Më poshtë po ju sjellim sekretin e dyllit natyral që do të eleminojë çdo qime nga trupi juaj.

Kjo teknikë e thjeshtë ka vetëm tre përbërës: sheqer, limon dhe ujë.

Përgatitja:

Përzieni 1/4 e gotës me ujë, 1/4 e filxhanit me lëng të freskët limoni dhe dy gota sheqer.

Vendosni në zjarr për 4-5 minuta dhe në momentin që të fillojë sheqeri të karamelizohet fikeni sobën. Vendosni në një enë tjetër dhe pasi të jetë ftohur pak filloni ta përpunoni me dorë sikur të ishte plastelinë.

Do t’i ngjasojë çamçakëzit dhe nëse është tepër e fortë lageni pastën me një pikë ujë. Sigurohuni që lëkura të jetë e thatë dhe e pastër para se të aplikoni këtë dyll natyral.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...