Shtojeni një lugë të këtij përbërësi në kafenë e mëngjesit dhe dhjami shkrihet si me magji

Life style

Shtojeni një lugë të këtij përbërësi në kafenë e mëngjesit dhe dhjami shkrihet si me magji

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Për shumicën e njerëzve, konsumimi i kafesë posa të zgjohen nga gjumi është rutina e preferuar e mëngjesit.

Kjo pije e jashtëzakonshme ka efekte pozitive në shëndetin e njeriut, pasi që e promovon shëndetin e zemrës, i parandalon sëmundjet si diabeti, sëmundja e Parkinsonit, kancerin e mëlçisë, etj.

Veç kësaj, kafja është e mahnitshme edhe për largimin e kilogramëve të tepërt.

Më poshtë jua prezantojmë një lloj kafeje e cila e kryen pikërisht këtë funksion.

Përveç se është e shijshme, receta e mëposhtme ju ndihmon ta shkrini shumë shpejt dhjamin sepse jua shpejton metabolizmin.

Përbërësit:

– Një lugë çaji kanellë

– ¾ e gotës vaj kokosi

– ½ e gotës mjaltë

– Një lugë çaji kakao

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendoseni në një gotë të mbyllur produktin e fituar.

Përdorimi:

Në mëngjes, shtoni 1-2 lugë çaji të kësaj përzierje në kafenë e mëngjesit, përziejeni pak dhe pijeni.

Vetitë e mahnitshme të kësaj kafeje gjenden në përbërësit e saj. Kanella është e njohur për vetitë që ka në djegien e yndyrës. Vaji i kokosit është i mbushur me trigliceride dhe burim i shëndetshëm i yndyrës.

Mjalta në anën tjetër është ëmbëltuesi natyral më i shëndetshmi që mund ta konsumoni.

Ndërkaq, në fund, kafeina është ajo që jua shpejton metabolizmin dhe jua mbush trupin me energji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat