Fëmijët hasretë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët - Bota Sot
Fëmijët hasretë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Life style

Fëmijët hasretë janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 15:34
Ilustrim

Fëmijët hasretë kanë një reputacion se kërkojnë shumë vëmendje, janë egoistë, si dhe të lazdruar – dhe hulumtimet e reja vazhdojnë ta dëmtojnë reputacionin e tyre.

Tani, sipas një studimi të ri, fëmijët e vetëm (hasretët) janë më të prirë t’i tradhtojnë partnerët.

Hulumtimet janë kryer nga ‘Illicit Encounters’, i cili është sajt takimi për personat e martuar që kërkojnë të kenë afera jashtëmartesore.

Sajti ka zbuluar se shumica e përdoruesve të vet (34%) janë fëmijë hasretë.

28 për qind të anëtarëve janë fëmijët e mëdhenj, dhe 23 për qind prej tyre janë fëmijët e vogël.

Ky është lajm i mirë për fëmijët e mesëm, të cilët qartazi janë më besnikët – vetëm 15% të përdoruesve të sajtit janë fëmijë të mesëm.

‘Illicit Encounters’ ka sugjeruar se fëmijët hasretë janë më të prirë të tradhtojnë sepse kanë nevojë për më shumë vëmendje, pasi që ndjenja e madhe e vetmisë gjatë fëmijërisë së tyre rikthehet në të ardhmen gjatë lidhjeve që i kanë me partnerë të ndryshëm.

Vlen të ceket se ky nuk është studimi i parë që sugjeron se fëmijët hasretë janë më të prirë të jenë tradhtarë – një studim i vitit 2015 me 43,000 persona, i kryer nga ‘Seeking arrangement’, e kishte konstatuar po të njëjtën gjë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...