A duhet të përdorni vaj kokosi për trajtimin e akneve? - Bota Sot
A duhet të përdorni vaj kokosi për trajtimin e akneve?

Life style

A duhet të përdorni vaj kokosi për trajtimin e akneve?

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:17
Ilustrim

Vaji i kokosit përdoret gjerësisht jo vetëm si produkt kozmetik, por edhe në ushqime, kryesisht në ëmbëlsira. Ky produkt është një ndër të preferuarit për problemet e lëkurës, por nuk është e rekomandueshme të përdoret për çdo trajtim, sidomos për aknet.

Sipas “Women’s Health Magazine”, disa dermatologë thonë se vaji i kokosit mund të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet. Megjithatë ai mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm.

Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën, është mirë që pas tij të përdorni një tjetër pastrues, për të hequr çdo mbetje të vajit nga lëkura. Në përgjithësi është mirë që për trajtimin e akneve të përdoren produkte që nuk kanë vaj në përmbajtje të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...