Çfarë kremi pudër duhet të përdorni sipas llojit të lëkurës?

Life style

Çfarë kremi pudër duhet të përdorni sipas llojit të lëkurës?

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 15:08
Foto

Kremi pudër është produkti kozmetik më i përdorur pas buzëkuqit. (klikoni mbi fjalen, per te lexuar me shume).  Nuanca, lloji apo aplikimi i gabuar i fondatinës do të prishë pamjen tuaj, duke theksuar problemet apo defektet në fytyrë. Nga buxheti që mund të keni për tualetet, kremi pudër duhet të marrë pjesën më të madhe pasi është produkti që mbulon lëkurën më delikate të trupit për të paktën 6 orë në ditë (atë të fytyrës). Dhe nëse ju jeni të kujdesshëm që të blini kremin më të mirë, sërisht mund të gaboni pasi zgjedhja e këtij makeup-i ka truket e veta.. Më poshtë Living do t’ju këshillojë si të zgjidhni fondatinën e duhur sipas llojit të lëkurës


Lëkura normale


Lëkurë normale ka një bilanc të mirë të yndyrës, nuk reagon ashpër ndaj produkteve, dhe nuk është e prirur ndaj puçrave apo akneve. Ajo që ju duhet është një krem i lehtë mbulues BB. Lexoni më shumë për këtë lloj kremi 

LËKURË E THATË
Lëkurat e thata kanë nevojë për një krem fondatinë fluid të përthithet nga lëkura. Duhet të jetë hidratant në të njëjtën kohë dhe me faktor kundër rrezeve të diellit. 


LËKURË E NDJESHME

Lëkurat e ndjeshme priren të skuqen shpejtë dhe të reagojnë ashpër ndaj produkteve të caktuara. Zgjidhni një krem pudër pa paraben dhe silikon. Gjithashtu kërkoni për fjalën kyçe” non-comedogenic që do të thotë që nuk bllokon poret. 


Lëkurat e yndyrshme dhe të prirura për puçra

 
Kremi i duhur për këto lëkura është formula Matt.
Lëkura mikse


Ky është lloji më i vështirë i lëkurës, pasi në zonën T të lëkurës vuan nga yndyra e tepërt ndërkohë mollëzat janë tepër të thata. Formula e duhur e fondatinës për këtë tip lëkurë është kompakte. Pra jo krem likuid por pudër pluhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat