Zhdukni pikat e zeza në hundë me maskën e thjeshtë të përgatitur në shtëpi

Life style

Zhdukni pikat e zeza në hundë me maskën e thjeshtë të përgatitur në shtëpi

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 06:24
Ilustrim

Pikat e zeza formohen kur poret janë bllokuar për shkak të qelizave të vdekura të lëkurës dhe ndotjes nga mjedisi. Pasi poret mbyllen, yndyrnat e lëkurës nuk mund të rrjedhin me normalitet në sipërfaqe dhe kjo krijon një shtresë që në kontakt me oksigjenin merr ngjyrë të errët.

Në çdo rast, ka zgjidhje të ndryshme për eliminimin e pikave të zeza. Edhe pse në treg mund të gjeni gjëra të gatshme, do t’ju tregojmë se si ta zgjidhni këtë problem në shtëpi. Me mjaltë dhe qumësht!

Këto ushqime janë të pasura me veti për shërimin e lëkurës. Kombinimi i këtyre dy përbërësve ndihmon për të luftuar bakteret që shkaktojnë puçrrat në fytyrë dhe prodhimin e yndyrës së tepërt.

Me një lugë gjelle mjaltë (25 g) dhe një lugë çaji qumësht pluhur (5 g) do të eliminoni pikat e zeza.

Përzieni mirë të dy përbërësit dhe pas formimit të një mase homogjene, aplikojeni atë në lëkurë duke përdorur masazhe të lehta rrethore. E lini të veprojë për 15 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat