Martesa e keqe është më e dëmshme për fëmijën sesa divorci

Life style

Martesa e keqe është më e dëmshme për fëmijën sesa divorci

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Rrallëherë divorci nuk shkakton dhimbje nëpër familje.

Megjithatë, ekspertët thonë se, për shkak të mirëqenies së fëmijëve, më mirë është ta merrni vendimin ta keni një ndarje të lehtë sesa ta mbani një martesë të vështirë.

Nëse bëhet siç duhet, ndarja e prindërve mund t’i sjell lumturi në të ardhmen fëmijës.

Në anën tjetër, nëse vendosni të qëndroni në një lidhje të palumtur, atëherë e tërë familja do të vuajë – e posaçërisht fëmijët.

Kjo për shkak se fëmijët priren ta pasqyrojnë modelin e pashëndetshëm të lidhjes së prindërve.

Ata fillojnë të mendojnë se është mirë që edhe ata në të ardhmen të kenë martesë të palumtur dhe mendojnë se ndjenjat si xhelozia, zemërimi, mos komunikimi me partnerin janë gjëra normale në një lidhje.

Ndër tjerash, tensionet mes prindërve i bëjnë fëmijët të ndihen të neglizhuar, të pasigurt dhe fajtorë. Kjo pastaj ndikon që ata fëmijë të rriten me pak vetëbesim, me probleme besimi dhe me ndjenjën se janë të pavlerë.

Fëmijët e prindërve që kanë martesë të keqe kanë po ashtu më shumë tendenca të përvetësojnë shprehi të këqija dhe të jenë më të frikësuar nga emocionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat