E keni ditur gabim, në takimin e parë duhet të flasësh për ish-in për një arsye të qartë - Bota Sot
E keni ditur gabim, në takimin e parë duhet të flasësh për ish-in për një arsye të qartë

Life style

E keni ditur gabim, në takimin e parë duhet të flasësh për ish-in për një arsye të qartë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 06:27
Ilustrim

Takimet e para janë shpeshherë të çuditshme. Pak rëndësi ka mënyra si kemi filluar të njihemi, kur shkojmë në takimin e parë do të ndihemi nervoze, të emocionuar dhe do të shpresojmë të kemi gjëra për të folur. Fatmirësisht ekspertët janë aty për të na dhënë këshilla se çfarë duhet të bëjmë, çfarë jo, për çfarë duhet e për çfarë s`duhet të flasim. Dhe më në fund, ekpertët i kanë dhënë përgjigje pyetjes së vjetër: A është ide e mirë të flasim për ish-in në takimin e parë? Me sa duket, përgjigja është “Po”.

Eksperti i marrëdhënieve, James Preece, thotë se nuk ka asgjë të keqe të flasësh për ish-in, apo personi me të cilin po njiheni të flasë për ish-in e tij. “Nëse arrin të bësh shaka me situatën, është shenjë se je gati të ecësh para”, -është shprehur ai për The Independent.

Ndërsa një tjetër eksperte, Madeleine Mason, shton: “Nuk ka asgjë të keqe të shkëmbesh historitë. Nëse lidhjet kanë qenë domethënëse, ndarja e eksperiencave mund t`ju ndihmojë ta njihni më mirë njëri-tjetrin”.

Megjithatë, kini kujdes se çfarë reagimi do të ketë personi tjetër në lidhje me këtë gjë. Në fund vendosni vetë se ç`do të bëni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...