Disa gjëra që duhet t’i bëni të dielën

Life style

Disa gjëra që duhet t’i bëni të dielën

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 13:28
Foto

E diela është ditë të cilën e presin të gjithë me padurim, pasi që shumica prej juve kanë kaluar një javë të lodhshme, duke u angazhuar në punë të ndryshme.

Të shtunën, të gjithë ju jeni në fundjavë, ndërsa orët lëvizin më tej dhe më tej deri në të dielën, në atë që quhet “E diela e bukur”!, shkruan Indeksonline.

Më poshtë keni disa gjëra që mund t’i bëni në këtë ditë:

1.Shikoni kalendarin tuaj

Të dielën, shikoni kalendarin tuaj për disa ditët e ardhshme. A do të udhëtoni, a keni nevojë të anuloni ndonjë gjë, ta shikoni listën tuaj të dëshirave dhe takimeve, në mënyrë që gjatë javës të mos merreni me këtë gjë.

2. Bëni një vakt të vogël

Nuk duhet të kaloni ditën e fundit të javës në kuzhinë duke gatuar. Mjafton të pregatitni një vakt të vogël dhe të shijshëm.

3.Bëni një listë për të hënën

Të bërit e një listë për të hënën do i’u ndihmojë shumë. Kështu atë ditë nuk do merreni me  planifikime.

4.Pastroni pak

Mos humbni kohë duke pastruar, mjafton të bëni pastrim vetëm 15 minuta.

5.Shkoni të flini herët

Kjo ju lejon të zgjoheni të hënën të çlodhur. Mos shpenzoni shumë kohë në Instagram apo në Facebook. Vetëm lini telefonin tuaj dhe bëni gjumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat