Ëndërroni marrëdhënie seksuale me njerëz të mençur dhe inteligjentë, shikoni çfarë thuhet për ju - Bota Sot
Ëndërroni marrëdhënie seksuale me njerëz të mençur dhe inteligjentë, shikoni çfarë thuhet për ju

Life style

Ëndërroni marrëdhënie seksuale me njerëz të mençur dhe inteligjentë, shikoni çfarë thuhet për ju

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 16:52
Ilustrim

Interesante. Ata që duan të kenë marrëdhënie seksuale me njerëz të mençur dhe inteligjentë quhen sapioseksualë.

Në botë tanimë ky orientimkonsiderohet si orientim seksual, ndërsa gjithmonë ekziston një lidhje në mes të seksit si proces dhe inteligjencës së njeriut.

Nëpër rrjete sociale ka shumë qarkullim ideja e këtij orientimi seksual, që mbi bukurinë e një personi e vë inteligjencën e tij. Burrat që lexojnë apo gratë që lexojnë nxisin të tjerët për marrëdhënie të sinqertë seksuale.

Lora Adair, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Lyon – thotë se njerëzitgjithmonë në histori kanë analizuar tek partnerët e tyre inteligjencën, por së fundmi termi sapioseksualë vetëm sa e ka etiketuar këtë dukuri.

OKCupid – një aplikacion për takime mes njerëzish, në vitin 2014-të e shtoi si orientim fjalën SAPIOSEXUAL dhe kjo bëri që njerëzit ta gjenin njëri tjetrin me idenë që të eksitoheshin nga inteligjenca, më shumë se pamja, për marrëdhënie apo për diçka më shumë.

Megjithatë, nuk është gjithçka vetëm fizike, por edhe mendore.

Shumë njerëz ankohen se të pëlqesh inteligjencën e mençurinë e dikujt nuk do të thotë edhe preferencë seksuale, por meqë të gjitha kanë një preferencë, pse të mos jetë inteligjenca një prej virtyteve dhe elementeve që na bën të tërhiqemi fizikisht e emocionalisht nga një person?

Njerëzit që dëshirojnë debat, që mund të rrinë me orë të tëra duke biseduar me partnerin apo partneren, njerëzit që e duan tjetrin sa më shumë që e njohin, njerëzitqë dëgjojnë, njerëzit që e duan gramatikën dhe që tmerrohen nga gabimet drejtshkrimore, këto janë disa shenja të njerëzve sapioseksualë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...