Përzgjedhja e ngjyrës së buzëkuqit tregon shumë për personalitetin tuaj - Bota Sot
Përzgjedhja e ngjyrës së buzëkuqit tregon shumë për personalitetin tuaj

Life style

Përzgjedhja e ngjyrës së buzëkuqit tregon shumë për personalitetin tuaj

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 19:53
ilustrim

Kjo mund t’ju duket e çuditshme, por ngjyra e buzëkuqit zbulon shumë për atë se kush jeni.

Kur ne vëmë makijazh apo buzëkuq, ne e shprehim veten përmes ngjyrës.

Nuancat dhe tonet e ndryshme kanë kuptime të ndryshme – p.sh. e kuqja zakonisht është indikator i pasionit ndërkaq e portokallta e përfaqëson gëzimin.

Më poshtë ju sjellim sekretet se çfarë përfaqëson secila nuancë e buzëkuqve.

Ngjyra e portokalltë

Kjo nënkupton se keni sens të mirë të humorit dhe zakonisht e shpenzoni kohën e lirë me miq ose duke u takuar me njerëz të ri. Jeni shumë e shoqërueshme dhe keni personalitet të mirë, gjë e cila ju bën ta merrni vëmendjen e njerëzve. Njerëzit ju duan për shakatë dhe pozitivitetin që e keni.

Nuk keni frikë dhe jeni e vendosur kur ballafaqoheni me sfida të reja. Një prej gjërave më të rëndësishme për ju është që vazhdimisht t’i ndiqni ëndrrat dhe të përkushtoheni për realizmin e synimeve që i keni. Gjithashtu i vlerësoni edhe gjërat e thjeshta dhe klasike.

Ngjyra rozë

Ju jeni ajo që kujdeseni më shumë në grupin e miqve. Kurdo që dikush ka një problem, vjen te ti për komfort dhe mirëkuptim. Jeni shumë e mëshirshme dhe njerëzit ju duan për emocionet që i keni.

E kaftë

Për ju, familja gjithmonë është primare. Aq më shumë që shpenzoni kohë me familjen, aq më e lumtur jeni.Jeni adhuruese e madhe e traditave dhe jeni shumë nostalgjike. Gjithashtu prireni të jeni adhuruese e filmave të vjetër, këngëve dhe modës.

Posa ta dini se çfarë dëshironi, asgjë nuk mund t’ju ndalë. Disa mund të thonë se jeni kokëforte, por thjesht jeni shumë e vendosur. Jeni lidere e lindur dhe keni një vullnet të fortë.

Nuk jua ndien se çfarë thonë tjerët për ju. E jetoni jetën dhe dëshironi të jeni sa më e pavarur që është e mundur. Për ju, rregullat janë krijuar për t’i thyer dhe ju pëlqen të mendoni më ndryshe nga tjerët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...