Mjeku tregon përse duhet ta leni dushin lëshuar 20 minuta, pasi të ktheheni nga pushimet

Life style

Mjeku tregon përse duhet ta leni dushin lëshuar 20 minuta, pasi të ktheheni nga pushimet

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 21:51
Foto

Kur Dr Tom Makin kthehet në shtëpi nga një pushim veror dy javësh, ai shkon drejt banjës dhe e lë dushin lëshuar për 20 minuta rresht.

“Unë e mbuloj hundën dhe gojën me një dorë dhe e lëshoj dushin,” thotë ai. ‘Pas 20 minutash, ndali atë dhe pastaj nuk kthehem në banjo për të paktën 20 minuta”, shton tutje Dr. Makin, transmeton lajmi.net.

Ky ritual, sipas tij, nuk ka të bëjë në ndonjë bestytni të dëgjuar më parë. Dr. Makin potencon se kjo ndihmon në minimizimin e shanseve për thithjen e baktereve vdekjeprurëse, që lulëzojnë në ujin që qëndron shumë gjatë në dush.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por pa këtë veprim parandalues, pikat e kontaminuara të ujit mund të thithen thellë në mushkëri, duke shkaktuar sëmundje legjionare, gjë që shkakton potencialisht pneumoni dhe dështim organesh.

Ai paralajmëron se koha e verës është periudha e pikut për rrezikun e infektimit të legjionarit për shkak të motit të nxehtë. Virusi lulëzon në ujë të ndenjur mbi 20° C dhe nën 45° C.

Personat që janë më rrezik nga ky virus janë duhanpirësit, ata me sistem imunitar të dobët, që rezulton si pasojë e sëmundjeve si diabeti ose kanceri, si dhe të moshuarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat