Dukuni më e re brenda 5 minutave: Maskë natyrale vetëm me vezë e limon! - Bota Sot
Dukuni më e re brenda 5 minutave: Maskë natyrale vetëm me vezë e limon!

Life style

Dukuni më e re brenda 5 minutave: Maskë natyrale vetëm me vezë e limon!

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 08:45
Foto

Sot do t’ju tregojmë një recetë me dy përbërës natyralë, e cila përdoret si maskë shtëpiake kundër rrudhave dhe i eliminon të gjitha shenjat e plakjes.

Kjo recetë është shumë e lehtë për t’u përgatitur, ka kosto shumë të lirë, ndërkaq jua siguron një lëkurët ë pastër, pa rrudha dhe rrezatuese

Përbërësit:

– ½ lugë çaji lëng limoni
– 1 të bardhë të vezës

Përgatitja:

Në një enë, rriheni të bardhët e vezës derisa të shkumojë, pastaj shtoni lëngun e limonit. Rriheni prapë për disa minuta derisa të fitoni një masë homogjene.

Përdorimi:

Fillimisht duhet ta pastroni tërë fytyrën dhe qafën, dhe pastaj t’i pastroni duart. Aplikojeni maskën me gishta në fytyrë dhe qafë, ndërkaq bëni masazh vetes në lëvizje rrethore.

Lëreni maskën deri në 10 minuta dhe pastaj pastrojeni me ujë.

Në fund, aplikoni krem hidratues.

Këtë tretman përsëriteni 3-4 herë në javë dhe efektet do t’i vëreni shumë shpejt!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...