Për lëkurë të pastër dhe pa rrudha – trajtimi me dy përbërës shtëpiakë

Life style

Për lëkurë të pastër dhe pa rrudha – trajtimi me dy përbërës shtëpiakë

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 10:29
Ilustrim

Në procesin e plakjes, edhe lëkura plaket, ndërkaq elasticiteti i saj gradualisht zvogëlohet.

Fatmirësisht, rrudhat dhe lëkura e varur mund të reduktohen lehtë me ndihmën e dy përbërësve të thjeshtë.

Përbërësi i parë është e bardha e vezës. Vezët janë tejet fitimprurëse dhe kanë potencial për ta “ngushtuar” lëkurën.

Në anën tjetër, kastravecët në mënyrë natyrale e rigjenerojnë lëkurën sepse janë të pasur me antioksidantë, vitaminë K, vitaminë C, e shumë tjera që i shkatërrojnë rrezatimet e lira.

Përgatitja:

Qërojeni kastravecin dhe prejeni në dysh. Njërën gjysmë prejeni në copa të vogla dhe vendoseni në blenderi. Përziejeni aty për disa minuta në mënyrë që ta përgatitni një pure.

Pastaj, në një enë merrni vetëm lëngun e puresë dhe shtojeni të bardhën e vezës.

Përzieni mirë prapë.

Produktin e fituar aplikojeni në zonat ku dëshironi lëkurë më të mirë dhe lëreni ashtu për 15 minuta. Pastaj pastrojeni me ujë të ftohët.

Për rezultatet më të mira, këtë maskë përdoreni 1-2 herë në javë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat