Personat e lumtur bëjnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme - Bota Sot
Personat e lumtur bëjnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

Life style

Personat e lumtur bëjnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:11
ilustrim

Lumturia vërtet se mund të jetë ilaçi më i mirë që ekziston.

Sipas studimeve të reja, personat e lumtur me veten dhe mirëqenien e tyre kanë tendenca të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të shëndetshëm.

Hulumtuesit londinezë thonë se gratë që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe raportojnë se janë të kënaqura me jetët e tyre, kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej përafërsisht 37 viteve, krahasuar me 31 vite të atyre grave që ndihen në depresion dhe të palumtura.

E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt që janë në vitet e tyre të 50’ta – ata që ndihen të lumtur kanë një pritshmëri të jetëgjatësisë prej 33 viteve, krahasuar me 27 vite të meshkujve që jetojnë në mizeri.

Dy gjinitë që janë të lumtur me jetët e tyre kanë tendenca që kur të plaken të jenë më të kënaqur dhe të vuajnë nga më pak sëmundje kronike.

Vlen të ceket se rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “JAMA Network Open”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...