Të vërtetat që çdo çift duhet t’i dijë për një lidhje të suksesshme

Life style

Të vërtetat që çdo çift duhet t’i dijë për një lidhje të suksesshme

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 22:52
Ilustrim

Gjithmonë jemi të interesuar t’i mësojmë sekretet dhe truqet që shpijnë në një lidhje të suksesshme.

Cilat janë gjërat që e bëjnë një çift të ndahet dhe cilat janë ato që e bëjnë një çift të ketë lidhje të suksesshme?

Një lidhje e suksesshme kërkon që dy personat të përkushtohen për të siguruar ambient stabil emocional.

Shkencëtarët kanë përpiluar një listë me fakte shkencore të cilat i tregojnë sekretet e një lidhje të suksesshme.

Xhelozia është në gjene

Në mënyrë që ta hulumtojnë ndikimin e ADN-së në xhelozi, shkencëtarët i kanë studiuar përgjigjet e 3,000 palë binjakëve për shkak të ngjashmërisë në përbërjen e tyre gjenetike.

Rezultatet kanë treguar se 1/3 e tendencave të xhelozisë kanë origjinë gjenetike.

Nuk ka dyshim se 2/3 tjetër varet nga faktorët tjerë, por një pjesë pra është gjenetike.

Rëndësia e miqësisë

Hulumtuesit nga organizata “Gallup” kanë treguar se lidhja emocionale është shumë e rëndësishme për kënaqësinë martesore dhe mund të jetë përgjegjëse për 70% të lumturisë së çiftit.

Prandaj, nëse dëshironi ta mbani lidhjen të qëndrueshme, ju duhet t’i mendoni mënyrat që e rrisin kualitetin e miqësisë tuaj.

Besohet se një prej arsyeve të shpeshta se përse çiftet shkurorëzohen ka të bëjë me humbjen e afërsisë mes çiftit.

6 orë për një lidhje të lumtur

John Gottman, hulumtues martesor, pohon se e ka zbuluar dallimin mes lidhjeve të suksesshme dhe atyre që dështojnë.

Ai thotë se çiftet që vazhdojnë t’i përmirësojnë lidhjet e ndërsjellta provojnë t’i investojnë 6 orë ekstra në javë në dashurinë e tyre.

Humori

Sipas psikologëve, qeshja luan rol të rëndësishëm në lidhjet e suksesshme.

Çiftit që i pëlqen të shpenzojnë kohë së bashku ndihen shumë më të kënaqur me njëri-tjetrin.

Qeshja është një prej tri arsyeve kryesore të lidhjeve të lumtura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat