Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale - Bota Sot
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale

Life style

Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Shumica e grave me gjinj të vegjël dëshirojnë që t’i kenë ato pak më të mëdha dhe voluminoze, por ato kurrë nuk duan të bëjnë kirurgji estetike

Për fat të mirë, ka disa mënyra për të rritur gjoksin në mënyrë natyrale.

1. Masazhojeni gjoksin rregullisht

Zakonisht masazhi i gjirit është konsideruar një nga mënyrat më të mira për të rritur natyralisht madhësinë e gjoksit. Disa thonë se nëse i masazhoni gjokset tuaja për afro 30 minuta në ditë, ju do të vini re një rritje me një numër të tyre brenda një muaji. Masazhi sigurisht që rrit presionin e gjakut, duke stimuluar hormonet përgjegjëse për rritjen e gjirit.

Mënyra më e mirë për të masazhuar gjoksin është si më poshtë: filloni duke i fërkuar gjokset me pëllëmbët e duarve tuaja në mënyrë që t’i ngrohni ato. Butësisht kalojini duart mbi gjoks me dorën e djathtë në anën e djathtë dhe me të majtën po njësoj. Do të shikoni rezultatin brenda pak kohësh.

2. Konsumoni yndyra të pasura me estrogjen

Madhësia e gjirit varet gjithashtu nga dieta jonë. Yndyra të shëndetshme si veza, arra, avokado, peshku, mund të ndihmojnë në rritjen e madhësisë së gjirit dhe janë të mira për shëndetin në përgjithësi.

Përveç kësaj, ne preferojmë ushqime që favorizojnë hormonet e estrogjenit të cilat ndikojnë tek gjinjtë të tilla si fruta, bishtajoret ose pula.

3. Bëni trajtime bimore

Së fundmi, madje disa produkte bimore siç na thonë disa ekspertë, ndihmojnë në rritjen e madhësisë së gjirit. Për shembull, farat e koperit, të cilat janë të pasura me flavonoide ndihmojnë në përmirësimin e rritjes së indit të gjirit.

Makthi (fenugreek) është një produkt bimor që gjithashtu do të ndihmonte në nxitjen e prodhimit të prolaktinës, gjë që çon në një rritje të madhësisë së gjirit. Para se të provoni këto trajtime bimore, konsultohuni me një ekspert ose mjek për të gjetur nëse mund t’i provoni, bazuar në gjendjen tuaj fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...