Qentë mund të dallojnë një person të keq

Life style

Qentë mund të dallojnë një person të keq

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 08:39
Qen

Ju kini besim tek qeni juaj, mirëpo a ka ai tek ju? Një studim i kohëve të fundit, tregon se qentë mund të analizojnë sesa i besueshëm është një person dhe ne duam ta ndajmë këtë informacion me lexuesit tanë. Qentë, si detektivë të vërtetë mund të na e shpjegojnë nëse duhet t’i besojmë një personi tjetër:

Studimi u krye nga Akiko Takaoka i Universitetit të Kiotos në Japoni. Shkencëtari dhe kolegët e tij dëshironin të dinin nëse një qen do t’i besonte një personi që e ka gënjyer. Studiuesit e ndanë eksperimentin në 3 pjesë. Ata donin të dinin nëse qeni mund të kuptonte nëse personi nuk ishte i besueshëm. Grupi i shkencëtarëve pohon se hulumtimi ka një implikim të mundshëm në studimet e sjelljes së qenve. Studimi na tregon se qentë preferojnë që kjo botë të jetë e sigurt, transmenton class.

Në eksperiment, pronarët e qenve së pari do të tregojnë një enë me ushqim. Qeni e ha të gjithën. Pastaj pronarët do të ofronin një enë pa ushqim. Qentë u mashtruan dhe iu afruan enës.

Dihet, që qentë do të vraponin pas një objekti që pronari i tyre do të tregonte. Kështu, qentë besohet të jenë në gjendje të kuptojnë gjestet njerëzore. Dhe nëse gjestet nuk janë në përputhje, qeni mund të bëhet nervoz dhe i stresuar.

Herën e tretë, qentë nuk do t’i besonin pronarëve. Ata nuk i besojnë gënjeshtarët. Qentë do të përdorin përvojën e tyre të mëparshme për të ditur nëse një përson është i besueshëm ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat