Këto janë mitet e gabuara për rrezitjen, të cilat deri tani i kemi besuar - Bota Sot
Këto janë mitet e gabuara për rrezitjen, të cilat deri tani i kemi besuar

Life style

Këto janë mitet e gabuara për rrezitjen, të cilat deri tani i kemi besuar

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Ndonjëherë dëshira për t’u rrezitur sa më shpejt dhe për një periudhë të shkurtët kohore, na bënë të kryejmë disa gabime fatale, që mund të përfundojnë me probleme serioze.

Disa nga mitet e rrezitjes, që janë të gabuara dhe ne i kemi besuar deri tani janë:

Nëse vendosni krem kundër diellit nuk rreziteni- Shumica prej nesh mendojmë se nëse përdorim krem kundër diellit nuk do të rrezitemi. Ky fakt nuk qëndron, për shkak se rrezet ultra vjollcë të diellit janë shumë të forta dhe një krem nuk mund t’i ndalojë ato të depërtojnë në lëkurë.

Nëse rrini nën çadër nuk rreziteni- Sipas shumë studimeve, një çadër e plazhit nuk mund t’iu mbrojë nga dielli, për shkak se rrezet e diellit reflektohen nga rëra.

Dielli i shëron aknet- Kjo mund të quhet si pjesërisht e vërtetë, për shkak se lëkura të ndryshme kanë reaksione të ndryshme ndaj diellit. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ekspozimi ndaj diellit vetëm do t’i përkeqësojë aknet.

Mitet e tjera të gabuara rreth rrezitjes janë: solariumi është njësoj sikurse rrezitja natyrale, një bluzë e hollë të mbron nga dielli dhe për t’u rrezitur së pari duhet të digjemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...