Hulumtuesit: Duhanpirësve t’iu ofrohen shpërblime në para që ta lënë duhanin - Bota Sot
Hulumtuesit: Duhanpirësve t’iu ofrohen shpërblime në para që ta lënë duhanin

Life style

Hulumtuesit: Duhanpirësve t’iu ofrohen shpërblime në para që ta lënë duhanin

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Nëse i ofrohet shpërblim financiar njerëzve që ta lënë duhanin mund të ruhen miliarda funte në vit dhe të rritet ekonomia, sipas një studimi.

Ky studim zbuloi se njerëzit  kur merrnin shpërblim financiar ishte 50 për qind më e mundshme të ndalnin duhanpirjen se sa ata që nuk e merrnin atë. Vlera e shpërblimeve sillej nga 35 deri në 912 Funte në formën e pagesave kesh.

Duhanpirja i kushton ekonomisë britanike 13 miliardë në vit, përfshirë kostot prej 3 miliardë për kujdesin shëndetësor dhe social. Hulumtuesit thonë se gjetjet e tyre tregojnë për një metodë të re potenciale për reduktimin e këtyre kostove, ashtu si edhe në përmirësimin e shëndetit publik, shkruan The Guardian.

Gjetjet, të publikuara nga Cochrane Library, përmbante rezultatet e 33 provave nga tetë vende të ndryshme, që përthekonte më shumë se 21 mijë pjesëmarrës që donin ta linin cigaren.

Shkencëtarët gjetën se sasia e parave që ofrohej si shpërblim nuk përbënte dallim në shansën për lënien e cigares, dhe se edhe shpërblimet më të vogla e rrisnin gjasën për ndaljen e këtij aktiviteti të rrezikshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...