Nëse partneri harron përvjetorin, mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për marrëdhënien tuaj - Bota Sot
Nëse partneri harron përvjetorin, mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për marrëdhënien tuaj

Life style

Nëse partneri harron përvjetorin, mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për marrëdhënien tuaj

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Kur vjen puna tek marrëdhëniet romantike, është e rëndësishme që ju të festoni me njëri-tjetrin edhe momentet më të bukur të jetës. Përvjetori i lidhjes ose martesës duhet të mbahet mend si një datë ose shkas për t’i kujtuar njëri-tjetrit sa shumë duheni. Mirëpo, çfarë ndodh nëse i dashuri juaj e harron përvjetorin? Epo, përpiquni të mos e merrni me shumë stres. Sipas psikologëve, harresa është njerëzore. Nëse ata kërkojnë falje, kjo tregon se ata e kanë harruar për shkak të ngarkesës.

Mirëpo, nëse ai nuk e sheh si diçka të madhe harresën e kësaj date të rëndësishme për ju, kjo tregon se diçka i mungon marrëdhënies suaj.

Një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet të pyesin veten është: nëse ai ka harruar edhe më parë data të tjera, për shembull ditëlindjen, ose data të tjera që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj. Nëse ai është një njeri neglizhent, që nuk kujtohet për ju, kujdes pasi njeriu dallohet në detaje të vogla. Një dedikim dashurie në data të veçanta të gjithë e duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...